Kryetari i Nisma-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, tha se partitë opozitare duhet të kërkojnë garancion me shkrim se nuk do të ndërmerret asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën.
Limaj tha se reforma zgjedhore kurdo që fillohet duhet të udhëhiqet nga opozita.
“Partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.
Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”.