Avokati Arianit Koci e ka vlerësuar shumë reagimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me seancën e zgjedhjes së presidentit.
Kurti deklaroi se mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Sipas Kocit, me këtë deklaratë Kurti e ka shtrirë dorën e pajtimit me partitë opozitare. Avokati bëri apel tek opozita që ta votojnë Vjosa Osmanin presidente.
“Albin Kurti, me postimin e fundit e ka shtrirë dorën e pajtimit. Gjest dinjitoz për udhëheqësin e strukturës që i ka fituar mbi 400.000 vota. Prandaj, politikanë të nderuar, lejini inatet politike e votojeni presidenten”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albin Kurti, me postimin e fundit e ka shtrirë dorën e pajtimit.
Gjest dinjitoz për udhëheqësin e strukturës që i ka fituar mbi 400.000 vota.
Prandaj, politikan të nderuar, lejini inatet politike e votojeni presidenten.
Prej juve varet lufta kundër Covid 19, si problem kryesor aktualisht.
Nëse ndryshon vullneti i votuesve në ndërkohë, shkojmë në zgjedhje prap.
Nuk ka problem!
Tani e kemi më rëndësi luftën kundër pandemisë dhe ngritjen ekonomike.
Dyjat këto nuk mund t’i realizojmë me jostabilitet politik.
Përndryshe, a po e kuptoni që jemi shumë keq?