Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, veprimin e Qeverisë Kurti përkitazi me Ligjin për Zgjedhje, e ka quajtur shantazh dhe kërcënim, i cili do të cenojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka thënë Albin Kurti është i gatshëm të rrezikojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.
Ky është statusi i tij i plotë:
Shantazhi dhe kërcënimi i Albin Kurtit me zgjedhje në kohë pandemie është kërcënim për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Qytetarët kanë pritur angazhim të Qeverisë Kurti 2 në menaxhim të pandemisë, sigurim të vaksinave dhe barna për pacientët, mbështetje për bizneset dhe ekonominë.
Kjo metodë, ky qëllim, kur kemi 700-900 raste pozitive në ditë dhe nga 10-17 raste të vdekjeve nga COVID-19, shpërfaq egon diktatoriale të Albin Kurtit, i cili është i gatshëm të rrezikoj shëndetin dhe jetën e qytetarëve për pushtet absolut majtist dhe diktatorial.
Procedura parlamentare nuk njeh nocionin “pezullim”, por njeh miratimin apo tërheqjen e ligjit.