Pak pak pritet që të fillojë seanca për votimin e presidentit të ri të Kosovës.
Pasi hyri në objektin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj iu është drejtuar gazetarëve të cilët po qëndronin në hollin e Kuvendit.
“A jeni gati për pjesën e dytë të dramës”, tha shkurt Hoxhaj.
Ai u shpreh kështu pas zhvillimve të djeshme lidhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.