Analisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Petrit Zogaj, ka kërkuar nga partitë opozitare ta votojnë Vjosa Osmanin presidente.
Zogaj tha se në këtë mënyrë do t’i mbyllej aventura e Albin Kurtit.
“Të votohet Vjosa presidente. Një aventurë i mbyllet Albinit. Do të shohim aventura tjera, por vetëm kësaj radhe mos të shkohet në zgjedhje sipas skenarit të tij”, shkroi Zogaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Te votohet Vjosa presidente. Nje aventure i mbyllet Albinit. Do te shohim aventura tjera, por vetem kesaj radhe mos te shkohet ne zgjedhje sipas skenarit te tij. Vjosa, ndoshta edhe do te luaj rol konstruktiv ne presidence.