Vjosa Osmani pret besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për tu zgjedhur presidente e vendit.
Janë deputetët e Grupit Multietnik që kanë pozuar bashkërisht pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.
Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, që i bie gjithësej 80 vota.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
