A i kanë të gjitha votat e LDK-së për presidentin? Flet Nagavci e VV-së

Aktuale

A i kanë të gjitha votat e LDK-së për presidentin? Flet Nagavci e VV-së

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:42
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njëherit zyrtare e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka deklaruar që sot pritet të bëhet votimi i Vjosa Osmanit si presidente e vendit, mirëpo nuk e dinë nëse janë të gjitha votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka deklaruar para mediave se vendit i duhen institucione të konsoliduara, duke shtuar se deputetët janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta.

“Vendit i nevojiten institucione të konsoliduara.

Deputetët nga secila parti janë të vetëdijshme për zgjedhjet e shpeshta dhe pandeminë. Vendin në zgjedhje e dërgon mosvotimi i presidentit”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se pozitë dhe opozitë duhet të bëhen së bashku për të punuar për vendin.

“Ne nuk shkojmë me skenare të PDK-së, pasi që nuk japim terminale për pozita”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ministrja Nagavci ka thënë se të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë për zgjedhjen e presidentes Osmani edhe nëse nuk e votojnë, për.

“Ajo që i nevojitet vendit është që të kemi institucione të konsiliduara. Konsideroj që secili deputet të jenë të vetëdijshëm dhe të marrin së paku pjesë në votim për ta votuar për presidente Vjosa Osmanin”, ka thënë Nagavci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat