Seanca për zgjedhjen e Presidentit që është pritur të mbahet në ora 18:00 ende nuk ka nisur.
Media nga burime të veta brenda Kuvendit të Kosovës merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur për takim deputetët para fillimit të seancës.
Kujtojmë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mesditën e sotëm kishin marrë ftesë për t’u mbledhur në Prishtinë rreth seancës.
Seanca pritet të nis nga ora 19:30.