Reagon Haradinaj: AAK nuk do të marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit

Aktuale

Reagon Haradinaj: AAK nuk do të marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit

Nga: A.SH Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:59
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.

Ai thotë se, jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shkrimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.

Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe.

Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat