Ka kaluar pothuajse një orë që nga koha që është dashur të fillojë seanca për votimin e presidentit.
Vonesa e deputetëve të partive ka bërë që seanca të mos fillojë ende duke u shtyer kështu seanca për më vonë.
Në lidhje me këtë vonesë deputeti i zgjedhur nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci në një deklaratë për media ka treguar që seanca do të mbahet në orën 19: 30 ose më së largu në ora 19:30, shkruan “Bota sot”.
Bajqinovci u shpreh i bindur që Osmani do të ketë votat e mjaftueshme për të u zgjedhur presidente e vendit.
Ai thotë që në ora 19:30 do të shohim se sa votat do të grumubollohen për Osmanin.