Ish-kujdestari në Gjimnazin “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, Hajzer Ahmeti ka përshkruar Vjosa Osmanin si nxënëse në këtë shkollë.
"Kurrë asnjëherë nuk ka pas 4-she por vetëm 5-she, ka qenë me sjellje fenomenale. Vjosa ka qenë edhe në kryesinë e Forumit Rinor ku është dallu nga të tjerët.
Vjosa ka ndihmu edhe nxënësit e tjerë. Kështu që është fat edhe kisha pas dëshirë që parlamentarët të japin votën për të, sepse e meriton”, ka thënë ai.
“Vjosa ka qenë modeste, puna e saj e ka bërë që të dallohet më shumë. Tek ajo vajzë po e them si nxënëse është duktë që ka diçka të veçantë”, theksoi ai.