Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së mendon se Vjosa Osmani do të zgjidhet sonte presidente e vendit.
“Unë besoj se do të jenë 80 deputetë që do të votojnë dhe që do të kemi mundësinë që sonte të kemi presidenten e Republikës, zonjës Vjosa Osmani-Sadriu”, tha Kusari-Lila.
Por a i kanë numrat për zgjedhjen e presidentit?
“Cila matematikë. Besoj se jo matematika por përfaqësimi demokratik i deputetëve në sallë… po besoj që secili deputet e ka vullnetin e lirë për të qëndruar në sallë ose jo”, shtoi ajo.