Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar LDK-në duke thënë se po e humbë drejtimin dhe po shkon në atë të shuarjes.
“Loja e Abdixhikut me Kurtin: Ti fitove mbramë tash hajde votoje Vjosën?! Lehtë me e lexu Sorosin. LDK po e hup drejtimin ose po i bashkohet nismës për shuarje të tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kadrijaj, partia e së cilës nuk do të merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes, tha se s’do të ketë presidente sonte.
“S’ka presidente sonte”, tha shkurt ajo.