(E plotësuar 20:40) - Pak para se të takohej me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin larg deputetëve të tjerë, Behgjet Pacolli ia dha një letër të palosur deputetit të LDK-së, Kujtim Shalës.
Media përmes burimeve të veta, ka kuptuar që letra misterioze që Shala ia dha Pacollit është një biletë e avionit që ata kanë shkëmbyer ndërmjet veti.
Ndërkohë, seanca për zgjedhjen e presidentit ka rifilluar sërish tani.
***
Pak para se të takohej me Vjosa Osmanin larg deputetëve të tjerë, Behgjet Pacolli ia dha një letër të palosur Kujtim Shalës nga LDK.
Por ky i fundit i habitur ia ktheu letrën Pacollit.
Nuk dihet se për çka e ka bërë ai një veprim të tillë e as çka shkruan në atë letër.
Kandidatja për presidente Vjosa Osmani me të hyrë në sallën e Kuvendit, ka ftuar edhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin për të diskutuar.