Kreu aktual i PDK-së, Enver Hoxhaj para pak minutash ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës ku është duke u votuar presidenti I vendit.
Hoxhaj lëshon sallën pas fjalimit që ai mbajti se nuk do të qëndroj në votimin e Osmanit dhe se e sheh një kapje tjetër të shtetit.
Mirëpo ai thekson që PDK do të qëndrojë në një opozitë aktive ku do të jetë zëri i qytetarëve.
Kujtojmë që Hoxhaj që nga fillimi nuk ka përkrahur Osmanin për presidente të vendit./BS