Gjatë leximit të rregullores për votim Glauk Konjufca tregoi një detaj. Ai tha se sipas ligjit Vjosa Osmanit i lejohet të votojë për vete. Derisa shpjegoi se vota për presidentin kryhet në mënyrë të fshehtë.
Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka folur mbi procedurat e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se secili deputet ka të drejtë vote përfshirë këtu edhe Vjosa Osmanin dhe Nasuf Bejtën që janë kandidatë për këtë pozitë.Ai deklaroi se vota është e fshehët dhe të të gjithë deputetët e kanë të drejtën që të votojnë qoftë edhe për veten e tyre.“Meqenëse votimi për presidentin është votim i fshehët i bie që praktikisht se nuk dihet se kush e ka votuar kë. Kështu i bjen që edhe zonja Osmani por edhe të tjerët kanë të drejtë vote për zgjedhjen e presidenti.
Përndryshe nëse do t’i ndalohej është shkelje e të drejtave të saj”, ka thënë ai.