Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi përmes një statusi në Facebook ka ngritur dyshime për votat në seancën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit.
Sipas tij sigurimi i votës së Behgjet Pacollit dhe Albena Reshitajt, është i dyshimtë.
“Albin Kurti duhet t'i tregojë qytetarëve të Republikës së Kosovës se me çfarë çmimi siguroi votat e këtyre dy deputetëve?
Kosova nuk ia sheh hajrin një Presidentes që fiton me shantazhe ndaj LDK-së dhe tregtim të posteve shtetërore siç bëri me partine satelite të Listës Serbe, Romani Iniciativën.”, ka shkruar Gjoshi.