Krasniqi: Duhen 80 vota në kuti, përndryshe për raundin e parë mund të votohet pafundësisht

Aktuale

Krasniqi: Duhen 80 vota në kuti, përndryshe për raundin e parë mund të votohet pafundësisht

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:39
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se raundi i parë i votimit për President të Kosovës është i pa kaluar nëse në votim nuk marrim pjesë 80 deputetë.

“Nuk është konsumuar raundi i parë. Prania fizike është vetëm për të nisur procesi i votimit. Duhet të jenë 80 fletëvotime të paktën në kutinë e votimit – nëse nuk janë raundi i parë duhet të përsëritet edhe një herë”, është shprehur Krasniqi.

“Duhen 80 vota në kuti, përndryshe për raundin e parë mund të votohet pafundësisht”.

Krasniqi është shprehur se nga kjo situatë mund të dilet më 5 maj, kur është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Në momentin kur janë deponuar dy kandidatura, aty kanë filluar rrjedhja e afatave për zgjedhjen e presidentit dhe brenda 60 ditëve nëse nuk zgjedhet presidenti, Kuvendi shpërndahet me automatizëm. Në këtë rast nuk vlen 60 ditshi sepse kemi ushtrues detyre të presidentit deri më 5 maj, atëherë Kuvendi shpërndahet në këtë afat dhe shkohet në zgjedhje”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat