Kreu i Aleancës Kosovës e Re Behgjet Pacolli, ka folur për letrën që ka shkëmbyer me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shalën.
Pacolli para gazetarëve ka treguar se letra ishte një biletë avioni, përcjell Bota sot.
“Mos po e doni letrën”, ju tha ai atyre.
Ai ka treguar se ka marrë pjesë në votimin për presidentin e ri të Kosovës.
Por, nuk e ka bërë publike votën e tij.
“Kam ardhur nga Stambolli që ta kryej obligimin tim si deputet, në një ditë kaq të rëndësishme për vendin. Vota është e fshehtë. Unë votova dhe po marr pjesë në votim”, ka deklaruar ai./BS