Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmanin ka pasur një bisedë normale pak para fillimit të seancës plenare për zgjedhjen e presidentit.
“Me Vjosën pata bisedë normale mes kolegëve. Jam duke e kryer obligimin tim, vota është e fshehtë e jam duke marrë pjesë në votim”, tha Pacolli.
Ai po ashtu u pyet nga gazetarët se çka kishte në letrën që ia tha Kujtim Shalës së LDK-së.
"Mos po e doni letrën ju" tha ai.
Ndërkohë, u ka zbulua se letra e shkëmbyer ndërmjet dyshës, ishte një biletë avioni.