Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani është lajmëruar pas dështimit të dytë të raundit të parë.
Ai ka thënë se nuk është problem përsëritja e raundit të parë, derisa sqaroi që nuk është asgjë për ngut, dhe se për votimin e presidentit ka kohë deri me 5 maj (muajin tjetër).
“Afati i fundit është 5 maj më duket kur i përfundon mandati gjashtëmujor”, tha Hasani.
“Këta sot që po dështojnë që dy herë munden edhe deri në mëngjes me dështu por pa u bo 80 nuk konsumohet dhe kjo mund të vazhdojë deri më 5 maj”, shpjegoi Hasani.
“Më 5 maj ti e shkatërron institucionin e presidentit e shkatërron institucionin e Kuvendit dhe s’ka kush i shpallë zgjedhjet e as i certifikon zgjedhjet. Futesh në krijimin e një sistemi paralel prej këtij kushtetues që e ke sot. Del në atë që e i kam thënë unë me shaka, ishalla nuk dalim në stërnishtë”, theksoi ai.