Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj nuk i është bindur vendimit të sotëm të partisë për të mos marrë pjesë në seancën e sotme ku po votohet për presidentin.
Ajo madje ka votuar në të dy raundet e votimit për president.
Ndërkohë, në media u raportua për një aderim të mundshëm të Reshitajt në Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Por, nga partia prej nga ajo vjen, AAK-ja janë deklaruar se nuk kanë informacione lidhur me këtë mundësi.
Daut Haradinaj nga AAK ka treguar se s’ka informacion për aderim të mundshëm të Albena Reshitajt në Vetëvendosje apo në Listën e Vjosa Osmanit.
‘’S’kam informatë për aderim të Albena Reshitajt’’, tha Haradinaj.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka shkuar në një pauzë prej 30 minutave për tu rikthyer sërish me mundësitë e votimit për president.