79 është numri i letërvotimeve që janë hedhur herën e dytë për raundin e parë në votimin e presidentit të Kosovës.
Vetëm edhe një votë do i mjaftonte Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente e re e Kosovës.
Derisa mungon vota e deputetit “hero”, një e tillë është në pushime në Pogradec të Shqipërisë. Është vota e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti që ka premtuar votën për Vjosa Osmanin, por që nuk e ka ditur që seanca mbahet sot.
Deri të kthehet nga pushimet vota e 80-të, Vjosa Osmani mbetet me “makthin” e pafund që mund të përfundojë me mëshiren e tre ish-bashkpartiakëve: Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.