Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me pjesëmarrjen e deputetes Albena Reshitaj në votimin e presidentit gjatë seancës së sotme.
Haradinaj shprehët që nuk ka qenë në dijeni për pjesëmarrjen e saj në votim dhe se ishte vendim i saj individual edhe pse ne si subjekt kemi qenë kundër pjesëmarrjes.
“E para është me rëndësi që si subjekt politik nuk na është kërkuar vota, nuk është kërkuar një kërkesë zyrtare që ne ta votojmë presidentin dhe sot jam informuar që Reshitaj ka marrë pjesë në Kuvend edhe pse unë i kam thëne që nuk jam dakord, por është vendim i saj individual”, u shpreh Haradinaj.
Ai gjithashtu thotë që është vendim i saj dhe jo i subjektit që ajo përfaqëson.
I uroj sukses individualisht Reshitaj për këtë vendim, është vendim jashtë subjektit tonë, pra është vendim personal i saj”,përfundoi Haradinaj.