Mosvotimi i tre deputetëve të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanajt, po e pamundëson kuorumin për votimin për zgjedhjen e presidentit.
Agim Veliu para pak çastesh u deklaruar përfundimisht se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Ndërsa siç merr vesh media përmes burimeve të saja, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk do ta votoj Osmanin për presidente, madje i njëjti është në gjendje ta dorëzojë edhe mandatin e deputetit nëse kjo do t’i kushtëzohet.
Për kuorum duhen 80 vota, në rundin e parë morën pjesë në votim 79. Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë, por mosvotimi i tre deputetëve po pamundëson votimin.