Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka dështuar seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Konjufca bëri të ditur se seanca për zgjedhjen e presidentet shtyhet për nesër.
Ai tha se shkaku i shtyrjes së seancës është mungesa e kuorumit dhe se seanca do të mbahet në orën 17:00.
“Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, seanca do të vazhdojë punimet nesër në ora 17:00”, njoftoi Konjufca, përcjell “Bota sot”.