Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka paralajmëruar zgjedhje të reja, pas dështimit të formimit të kourumit për zgjedhjen e presidentes.
Nagavci tha se nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti.
“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti”, shkroi Nagavci në Facebook, përcjell “Bota sot’.
Postimi i plotë
Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti.
Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja,
7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe.