Haradinaj uron Pashkët: Na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen

Aktuale

Haradinaj uron Pashkët: Na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë.

Me këtë rast ai e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë shqiptarët katolikë për këtë festë.

Postimi i plotë:

“Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë”.

“Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve katolikë dhe miqve tanë ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat