Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit do të vazhdojë sot.
Madje, ajo i ka bërë ftesë publike deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit që të marrë pjesë në seancën e sotme.
“Meqë ai ka shprehur vullnetin e tij për të votuar atëherë shpresoj që të jetë në sallë. Natyrisht se i bëjmë ftesë edhe Xhavit Halitin që të vie dhe të votojë.
Ndaj kësaj ftese, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
“Koment: Dynjaja ish rreth e rreth”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albulena Haxhiu fton Xhavit Halitin për të votuar Vjosa Osmanin për presidente!!!
Koment: Dynjaja ish rreth e reth.