Sot pritet të vazhdojë seanca, ku do të votohet për presidentin e ri të Kosovës.
Seanca e mbrëmshme ka dështuar, pasi në votim morën pjesë 79 deputetë, të pamjaftueshëm në bazë të obligimeve kushtetuese.
Driton Tali, ish-këshilltar i Albin Kurtit, është shprehur i bindur se do të kryhet sonte votimi, përcjell Bota sot.
“Tybe keni me votu po ma mirë e keni mos me nervozu shumarin”, ka shkruar shkurt Tali në një postim në Facebook.
Ministrja e Drejtësisë nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu, i ka bërë ftesë edhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Halitit, që të vijë nga Pogradeci dhe të marrë pjesë në votim, pasi Kuvendit i duhet edhe një votë./BS