Vjosa Osmani lajmërohet pasi dështoi seanca për zgjedhjen e saj presidente

Aktuale

Vjosa Osmani lajmërohet pasi dështoi seanca për zgjedhjen e saj presidente

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:06
Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Sipas saj, kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes.

“Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar”.

“Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!”.

“Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!”.

Reagimi i Osmanit vjen pasi dështoi mbrëmë seanca për zgjedhjen e saj presidente. Seanca do të vazhdojë sot nga ora 17:00.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat