“Shpërthen” Naim Maloku: Pse qenka fajtore Vjosa Osmani?

Aktuale

“Shpërthen” Naim Maloku: Pse qenka fajtore Vjosa Osmani?

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:12
Naim Maloku

Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Naim Maloku, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është fajtore.

Ai ka thënë se Osmani mori mbi 300 mijë vota popullore dhe se ajo e shfrytëzoi të drejtën Kushtetutese për të kandiduar për postin e Presidentes, përcjell Bota sot.

Maloku ka pyetur se pse ky "presion i tmerrshëm psikik mbi një grua dhe nënë me akuza, të pabaza dhe të pandershme".

Ai ka thënë se është obligim kushtetues që deputetët të vendosin për presidentin, përmes votimit të fshehtë.

Postimi i tij në Facebook:

Pse qenka fajtore Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani e shfrytëzoi të drejtën Kushtetuese dhe u kandidu për Deputete të Kuvendit të Kosovës, njëherësh u ofrua edhe për Presidente të Republikës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ishin dy nominime, duke kërkuar votën, për postin e Presidentit.

Vjosa Osmani i mori mbi 300.000 vota popullore, duke u bërë më e votuara në historinë e zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës.

Vjosa Osmani po e shfrytëzon të drejtën, e pamohuar, Kushtetuese dhe po kandidon për Presidente para Deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke i plotësuar, paraprakisht, kriteret e përcaktuara me Kushtetutë nënshkrimet e 30 deputetëve dhe moshën mbi 35 vjeç.

Vjosa Osmani nuk po e pengon askënd që t’i plotësojë po këto kritere dhe të kundërkandidojë. Në Kuvend janë edhe 90 Deputet me mundësi qe t’i kandidojnë edhe tre kandidat/ e të tjerë/ a.

Çka po kërkohet tani nga Vjosa Osmani dhe pse?

Kush e ka atë të drejtë me ia mohu Vjosa Osmanit kandidimin për Presidente në një votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës?

Pse ky presion aq i tmerrshëm psikik mbi një grua dhe nënë, me akuza, të pabaza dhe të pandershme, që po e bllokon Kosovën?

Nuk ka të drejtë as Albin Kurti dhe askush me ia mohu të drejtën e kandidimit Vjosa Osmanit.

Deputetët janë ata/o që kanë të drejtë me votë të fshehtë të vendosin për cilin do kandidat/e në garë. Vota e qytetarëve dhe Kushtetuta, i obligon me i formu institucionet e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat