Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku u ka dërguar një mesazh politikanëve në Kosovë, përfshirë edhe atyre të PDK-së.
Ajo tha se ata duhet t’i japin fund bërjes politikë me urrejtje.
Çitaku tha se kompromisi në Kosovë konsiderohet fjalë e ndyrë e bashkëpunimit si nënshtrim.
“Sepse, me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë. Bashkëpunimi si nënshtrim. Korrektësia si vardisje. Cikli i bërjes politikë me urrejtjen si kategori kryesore duhet të marrë fund. Sepse, me e citu Presidentin Obama, demokracia kërkon kompromis, edhe nëse ke të drejtë 100%”, tha ajo.
Postimi i plotë
Sepse, me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë. Bashkëpunimi si nënshtrim. Korrektësia si vardisje.
Cikli i bërjes politikë me urrejtjen si kategori kryesore duhet të marrë fund.
Sepse, me e citu Presidentin Obama, demokracia kërkon kompromis, edhe nëse ke të drejtë 100%.
Kosovën duhet me e dashtë ma shumë.
#Kosova