Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka “goditur” Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se vullnetin qytetarë e ka vendosur në pazare.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo e fundit, madje ka ngritur edhe çmimet e blerjes.
Postimi i plotë:
Partia e cila në emër të moralit politik, që prej themelimit të saj ka ushtruar dhunë mbi institucionet, policinë, pronën publike e private, mbi personat publik dhe familjet e tyre, sot vullnetin qytetar e ka vendos në pazare madje për ironi edhe ka ngritur çmimet e blerjes.