Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke votuar për presidentin e ri të vendit.
Derisa, shumica nga të pranishmit presin radhën për të votuar emrin e përzgjedhur, janë dy deputetë të LDK-së që i kanë dhënë vetes pak pushim.
Agim Veliu dhe Avdullah Hoti kanë dalë jashtë sallës të Kuvendit derisa po zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit.
Vlen të përmendim faktin se Vjosa Osmani ka marrë 69 vota, ndërkaq kundër kandidati i saj Nasuf Bejta as edhe një votë.