Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka uruar menjëherë presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai thotë se sot, mori epilog konsistenca e zonjës Vjosa Osmani.
Peci ka thënë se Osmani do të jetë Presidente e të gjithëve dhe beson që secili nga qytetarët e Kosovës ndihet krenar me përfaqësimin e saj.
Postimi i tij:
Sot, mori epilog konsistenca e zonjës Vjosa Osmani. Si një bashkudhëtar i saj, ndihem krenar dhe i lumtur që sot ajo mori detyrën e presidentes së vendit.
E dashur Presidente, sot po e nisë një kapitull të ri. Fuqishëm besoj se sikurse çdoherë ti do të jesh gardiane e fjalës së dhënë, gardiane e shtetit të Kosovës!
Ju jeni Presidente e të gjithëve dhe besoj që secili nga qytetarët e Kosovës ndihet krenar me përfaqësimin tuaj.
Ju jeni model i arritjes në politikë, duke pasur mbështetjen e fuqishme nga qytetarët, ndaj unë uroj që përgjatë këtij mandati ta fuqizoni shtetin, t`ia rrisni imazhin, ta mbani lart flamurin e Kosovës!