Deputetja e PDK-së, Adelina Grainca, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Vetëvendosjes.
Konfirmimin e ka bërë kryeministri Kurti, në një postim në rrjetet sociale.
E lidhur me këtë ka reaguar gazetarja Jeta Xharra.
Ajo ka vlerësuar veprimin e Graincës, teksa ka thënë se i do gratë e "padëgjueshme".
"Mmm, çka po i du gratë e pandëgjushme!", ka shkruar ajo në Facebook.