Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e postit të Presidentes së Kosovës.
Ajo thotë se, për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi.
Postimi në Facebook:
Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës.
Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi!
Si demokraci e re, fakti që për hetë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi.
E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi.
Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike!
Ju priftë e mbara!
P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt ? as nuk po aderoj askund.