"Kosova meriton duartrokitje, zgjodhi për herë të dytë një grua në krye të vendit"

Aktuale

"Kosova meriton duartrokitje, zgjodhi për herë të dytë një grua në krye të vendit"

Nga: H.O. Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:49
Vjosa Osmani

Njohësi i ҫështjeve politike, Bleron Baraliu në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas zgjedhjes së Presidentes së re, Vjosa Osmanit.

Baraliu uron që Osmani të jetë një presidente shembull për rezultate të dalluara dhe përfaqësim të unitetit të sferës politike.

Sipas tij, Kosova meriton duartrokitje pasi ka zgjedhur për të dytën herë një grua në krye të vendit.

Postimi i plotë:

Urojmë që Vjosa R. Osmani të jetë një Presidente shembull për rezultate të dalluara dhe përfaqësim të unitetit të sferës politike e civile!

Kosova meriton duartrokitje frenetike që ka zgjedhur, për të dytën herë, një grua në krye të vendit!

Kosova meriton t'i kthehet stabilitetit politik; urojmë që me këtë qeveria Kurti të filloj punë të mbarë, duke ju kthyer prioriteteve të synuara qysh nesër! ️??

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat