Vjosa Osmani është presidentja e re e Republikës së Kosovës.
Por me këtë nuk janë të kënaqur sërish PSD-ja.
Frashër Krasniqi nga kjo parti, thotë se nga sot, Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues: partinë shtet.
Ai thotë se tash ka veç një parti që e kontrollon krejt shtetin.
Postimi i plotë:
Kosova u bë me vetëm një institucion drejtues: partinë shtet.
S'ka më ndarje të pushteteve dhe as institucione të ndara. Ka veç një parti që e kontrollon krejt shtetin.
Por kjo parti sdo ta kontrollojë kurrë rezistencën. Rezistenca tashmë është ngjizur dhe veç sa do të rritet!