Bashkëpunëtori i Ramush Haradinajt, e ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi ka uruar Vjosa Osmanin pas zgjedhjes për presidente të vendit.
Ai ka goditur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku në një status ka uruar edhe Albin Kurtin duke e quajtur kryetar të dy partive, asaj të VV-së dhe LDK-së.
Selimi tha se e djathta e Kosovës mori dhenë para autokracisë.
Ja shkrimi i tij:
Urime Presidentes Vjosa Osmani!
Urime kryetarit të dy partive VV-së dhe LDK-së, Kryeministrit Kurti. Urime Znj. Reshitaj dhe Znj. Grainca. Urime zyrtarit të VV-së
Z. Lumir Abdixhiku. E djatha e Kosovës mori dhenë para autokracisë.