Edhe familja e veprimtarit të ndjerë të LDK-së Haki Imerit kanë uruar Vjosa Osmanin për pozitën e Presidentes së vendit. Në një postim në Facebook thuhet se ‘tashmë institucionet që dolën nga referendumi i datës 14 shkurti 2021’.
Tutje thuhet se për herë të parë në historinë e re të Kosovës kemi institucione të dala nga referendumi.
Familja e Haki Imerit ka uruar Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe ka kërkuar nga ta që t’i përmbushin premtimet.
Postimi i plotë:
Tash janë kompletuar institucionet që dolën nga referendumi i datës 14 shkurti 2021. Sot është datë historike sepse për herë të parë në historinë e re të Kosovës kemi institucione të dala nga referendumi.
Urime të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në referendum, urime edhe Vjosa Osmanit posti i Presidentes.
Urime Z.Kryministër, Albin Kurti formimi dhe kompletimi i institucioneve të reja.
Urime Z. Konjufca, presidentja e re Vjosa Osmani.
Presim nga ju që t'i përmbushni premtimet.