Kurti ia uron Osmanit postin e presidentes

Aktuale

Kurti ia uron Osmanit postin e presidentes

Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:04
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar postin presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmanit, derisa ka falënderuar edhe deputetët që e votuan atë.

Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se Qeveria Kurti tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re”.

“Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij.

“Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tutje.

Vjosa Osmani, në raundin e tretë të votimit në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka arritur të zgjedhet presidente me 71 vota për. Kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta, nuk mori asnjë votë për postin e të parit të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat