Nasuf Bejta, kundërkandidati i Vjosa Osmanit ka reaguar pasi kjo e fundit u bë presidente.
Ai me anë të një postimi tha se kjo për të nuk është humbje por fitore e të gjithëve.
Bejta u shprehë se është i bindur që Osmani do ta përfaqësoj dinjetetshëm shtetin e Kosovës.
Vjosa Osmani mori 71 vota, kurse Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë në rundin e tretë.
Postimi i plotë:
Urime presidente, urime Kosovë!
Të humbësh garën nga një kandidate siç është zonja Vjosa Osmani, për mua nuk mund të konsiderohet humbje. Kjo është fitore e të gjithë neve.
Ishte nder që i shërbeva interesit shtetëror dhe në këtë mënyrë, u përmbyll vullneti i qytetarëve i shprehur me 14 shkurt.
Ky vullnet konsiston me faktin që vendi duhej të bëhej me president.
Jam i bindur që zonja Osmani do ta përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë.