PDK reagon pasi Osmani u zgjodh presidente, akuzon rëndë Kurtin për këtë gjë

Aktuale

PDK reagon pasi Osmani u zgjodh presidente, akuzon rëndë Kurtin për këtë gjë

Nga: D.RR Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:15
PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Vjosa Osmani u zgjodh presidente.

Ai thotë se Institucioni u bë zyrtarisht me president, por edhe Kosova u bë zyrtarisht me një autokrat, duke aluduar në Kurtin dhe thotë se bëri shantazh, shitblerje, aranzhim e pazar për ta zgjedhur Osmanin presidente.

"Kjo nuk është fitore e demokracisë. Është grabitje e shtetit nga pushteti autoritar i Albin Kurtit", ka shkruar ndër tjera Tahiri.

Postimi i tij:

Institucioni u bë zyrtarisht me president, por edhe Kosova u bë zyrtarisht me një autokrat, i cili në 24 orët e fundit nuk la shantazh, shitblerje, aranzhim e pazar pa bërë që t’i sigurojë votat e turpit, për të nënshtruar pozitën më të lartë të shtetit, duke e vënë në krye të saj Vjosa Osmanin.

Procesi, ngjarja dhe personi që kulmoi sot, kanë të përbashkët si produkt një presidente të padenjë, të varur, përçarëse dhe spektatore e rrënimit të demokracisë së vendit tonë.

Kjo nuk është fitore e demokracisë. Është grabitje e shtetit nga pushteti autoritar i Albin Kurtit.

Prandaj Partia Demokratike e Kosovës do i qëndrojë përballë e në çdo hap, këtij rreziku të hapur ndaj lirisë dhe rendit tonë kushtetues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat