Gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se po mos të ishte konstruktiviteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot Vjosa Osmani nuk do të ishte Presidente dhe vendi do të shkonte në zgjedhje.
Sipas tij, kjo duhet të jetë arsye që Presidentja Osmani të jetë vërtet Presidente e unitetit, përcjell Bota sot.
Ja shkrimi i tij:
Një gjë nuk e luan topi:
Po mos të ishte konstruktiviteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot Vjosa Osmani nuk do të ishte Presidente dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të reja në kohë pandemie.
Kjo duhet të jetë arsye që Presidentja Osmani të jetë vërtet Presidente e unitetit dhe mbi interesat e partive të veçanta politike, si dhe që Kryeministri Kurti ta trajtojë opozitën parlamentare me respekt e dinjitet.
Tash, të gjithë të përveshin mëngët, kaloi koha e arsyetimeve - ka aq shumë punë përpara.