Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja ashtu siç është zotuar ishte konstruktive dhe kontribuoi në zgjedhjen e presidentit.
Ai ka thënë se shpresojnë që presidentja të ushtrojë rolin e saj me dinjitet.
“LDK në këtë moment e tutje, pas vënies së qetësisë për njerëzit tanë, do të ushtrojë rolin opozitarë përballë pothuajse një pushteti absolut”, ka thënë ai.
Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës.