Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i ka përcjell urimet e saj Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës.
“Urimet më të mira Presidente Vjosa Osmani
Urime popullit të Kosovës!
Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian.“