Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pasi Vjosa Osmani arriti të bëhet presidente e vendit.
Përmes një statusi në Twitter, Ambasada e Francës e ka uruar Osmanin që u bë presidente.
“Franca i dërgon urimet e saj të sinqerta Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.
Vjosa Osmani u bë presidente e vendit me 71 vota në Kuvendin e Kosovës.