Drejtori i Instituti EPIK, Demush Shaha, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka siguruar çdo tranzicion të ndjeshëm politik në Kosovë.
Ai ka numëruar disa nga të bëmat e mira për shtetin e Kosovës nga ana e partisë së Lumir Abdixhikut.
Shasha thekson se në këtë piedestal nderi dhe prestigji, LDK ka qëndruar, dhe vazhdon të qëndroj, e vetmuar.
Ja shkrimi i tij:
LDK ka formësuar dhe udhëhequr projektin sublim të pavarësisë.
LDK ka siguruar ratifikimin e MSA-së.
LDK ka siguruar ngritjen e Gjykatës Speciale.
LDK ka parandaluar shuarjen e Gjykatës Speciale.
LDK ka siguruar çdo tranzicion të ndjeshëm politik.
LDK ka siguruar zgjedhjen e Presidentes znj. Osmani.
A ka bërë gabime? Po, sikur secili nga nesh. Por çfarë mbetet e pamohueshme është se në çdo çështje të rëndësisë shtetërore LDK ka qenë faktor kyç suksesi. Në këtë piedestal nderi dhe prestigji ajo ka qëndruar, dhe vazhdon të qëndroj, e vetmuar.